






Kreu i shtetit të Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.






Ai tha se bisedimet me Serbinë duhet të jenë parimore, në të cilat Kosova duhet të jetë palë dhe jo temë siç ka qenë në të kaluarën.
“Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu sikurse edhe për Qeverinë e Republikës së Kosovës, Kosova është shtet i pavarur, sovran, demokratik, me integritet të qartë territorial, por në të njëjtën kohë ne poashtu e pranojmë se marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë normale”, u shpreh Kurti.
I pari i vendit, gjithashtu potencoi se duhet të bëhet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe kjo mund të zgjidhet vetëm me dialog, raporton GazetaDemos.






“Ne duam marrëdhënie të mira fqinjësore, rrjedhimisht duam normalizim të këtyre marrëdhënieve, dhe normalizimi i marrdhënieve bëhet me dialog, i cili duhet ta ketë qëllimin e një marrëveshje ligjërisht të obligueshme të përqendruar tek njohia reciproke, dhe këtu kemi dakordim të madh me sekretarin Blinken, i cili është aleat, partner dhe mik i madh i Kosovës”, theksoi ai.
Kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani po qëndrojnë prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë takuar edhe me sekretarin amerikan, Antony Blinken.