May 28, 2023

Majlinda Haziri

Kelmendi: Kosova është mbushur me objekte fetare

“Profesori Muhamet Kelmendi në lidhje me këtë temë u shpreh se janë ndërtuar xhami të shumta. Nuk ka mbetur lagje a fshat pa i ndërtuar objektet të tilla fetare.

Gjithashtu ai cek që ideologjitë e tilla fetare janë shumë të rrezikshme.

“Radikalizmi ideologjik fetar ka marrë hov të paparë në hapësirën shqiptare. Të gjitha ideologjitë kanë shkuar në ekstremitet të lartë. Në këtë kuadër prin ideologjia myslimane me idetë xhihadiste, të cilat kanë krijuar grupe të rrezikshme në hapësirën shqiptare. Këto grupe po paguhen nga grupet ideologjike ekstremiste iraniane, egjptiane, arabe dhe turke. Mbi këtë, janë ndërtuar xhami të shumta. Nuk ka mbetur lagje a fshat pa i ndërtuar objektet e tilla fetare. Prapa, nuk ka mbetur as feja katolike. Edhe ata po ndërtojnë objekte kishtare. Ndërsa, feja ortodokse pravosllave, deri në vitin 1989, ka ndërtuar me dhjetëra objekte kishtare, duke synuar sllavizimin e Kosovës. Ideologjitë e tilla fetare janë shumë të rrezikshme. Sidomos, feja ideologjike myslimane, me ideologjinë xhihadiste, ka marr hovë”, u shpreh ai.

Profesori në bisedë e sipër thotë që organet e shtetit kërkohet të veprojnë në mënyrë të menjëhershme.

“Ata po rrahin qytetarë që kundërshtojnë. Po i futin femrat nën mbulesa, po i detyrojnë njerëzit me shkuar për t’u falur nëpër xhami dhe po i mbushin me urrejtje. Tamam një ideologji tepër antinjerëzore dhe shumë e rrezikshme për kulturën shqiptare, për kombin dhe për shtetin. BIK-u i Kosovës mban përgjegjësi për këtë veprimtari të rrezikshme. Feja myslimane është e kapshme dhe tolerante. Ajo nuk është antihumane dhe e kombit. Organet e shtetit kërkohet të veprojnë. Dëmin më të madh e kanë bërë komunat, të gjitha komunat. Me lejet e dhëna kanë mundësuar ndërtimin e xhamive të shumta. Kosova thuajse nuk ka asnjë çerdhe nëpër fshatrat e veta”, thotë profesori.

Në fund, ai thekson që gjendja e rëndë ekonomike sociale, ka bërë që nëpër xhami të kemi grupe islamike ekstremiste dhe këta po i rekrutojnë të rinjtë dhe të rejat.

“Ndërsa, ka edhe dy xhami nëpër fshatra. Çfarë anomalie! Turpi i kësaj shihet edhe te udhëheqja e BIK-ut. Ata janë shqiptar dhe jetojnë në Kosovë. E din gjendjen dhe kërkojnë xhami edhe në vendet ku fare nuk ka nevojë. Në vend që investitorët të kushtëzohen me shkolla, me çerdhe dhe me ambulanca apo për ndonjë objekt që siguron punë, për lejet e ndonjë xhamie, lejohen ndërtimet. Dhe, gjendja e rëndë ekonomike sociale, ka bërë që nëpër xhami të kemi grupe islamike ekstremiste.

Këta po i rekrutojnë të rinjtë dhe të rejat. Disa edhe paguhen. Janë bërë shumë të rrezikshëm dhe agresiv. Shteti duhet të veprojë. Ata nuk duhet të lejohen të veprojnë. Kërkohet të kapen dhe të dënohen për veprime kriminale. Ndërsa, organet komunale nuk duhet lejuar ndërtimin e asnjë objekti tjetër fetar pa bazë. Kosova ka mjaftë objekte të tilla. Koha është për shkencë”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *