May 28, 2023

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, ka thënë se vendi i tij do të ishte i ‘gatshëm për të mobilizuar’ forcat e tij bërthamore në rast të një përballje ushtarake në të ardhmen me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut, kanë thënë mediat shtetërore të enjten.
Washingtoni dhe Seuli kanë paralajmëruar vazhdimisht që Penjani është duke u përgatitur për të kryer testin e tij të shtatë nuklear- lëvizje që Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se do të nxiste një përgjigje “të shpejtë dhe të fuqishme”.

Në fjalimin e fundit të Kim, ku u shënua përvjetori i 69-të i përfundimit të Luftës Koreane, ai tha se forcat e armatosura të vendit janë “tërësisht të përgatitura” për çdo lloj krize.

“Forcat e vendit tonë për një luftë bërthamore janë gjithashtu të gatshme për të mobilizuar të gjithë fuqinë e tyre të besueshme, të saktë dhe në akordim më misionin e tyre”, tha Kim në fjalimin e tij, sipas agjensisë shtetërore të lajmeve të Penjanit.

Kërcënimet e tij të fundit erdhën teksa Korea e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë rritur ushtrimet e tyre të përbashkëta ushtarake të cilat kanë shqetësuar Korenë Veriore teksa ajo i konsideron këto si përgatitje për pushtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *