September 30, 2022

Partnerja e reperit të njohur, Ledri Vula, Sara Hoxha ndonëse është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, paraqitjet televizive i ka më të rralla.

Madje, ajo vetëm së fundmi ka zhvilluar intervistën e parë si e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”.

Sara ka folur për përditshmërinë e saj, raportin me Ledri dhe vajzën e tyre, Poem, ndërsa nuk ka hezituar të flas edhe për ish-të dashurat e reperit.

E pyetur për takimin me artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, me të cilën Ledri vite më parë ishte në një lidhje dashurie, Sara u shpreh se sado që ka marrë komente të mira për këtë aq edhe është kritikuar.

“Dua Lipa ishte shumë e mirë, e takova pak se vetëm pimë një kafe familjarisht, ato kishin qejf që të takonin Poin, fakti që Dua ka qenë ish e dashura e Ledrit dhe unë e takova dhe aq sa më kanë që kam bërë shumë mirë aq edhe më kanë thënë si mund ta bësh këtë, nuk e kuptoja sepse them shyqyr që ka qenë Dua Lipa dhe jo dikush tjetër, ja jap dorën për këtë gjë, por unë vet nuk e mendjen për gjërat që kanë qenë para meje, ashtu si Ledri nuk do ta mendoj për gjërat që kanë qenë para tij”, ka thënë Sara.

Ndërkohë, të njëjtin mendim ajo ka edhe për këngëtaren tjetër shqiptare dhe ish-partneren tjetër të Ledrit, Dafina Zeqirin.

“Ne nuk kemi lind bashkë, unë e takova Ledrin kur isha 25-26 vjeçe, ai e ka një të shkuar, edhe për Dafinën më shajnë si mund ta takosh atë dhe të rrish me të, mua më duket normale më pëlqejnë edhe Dua edhe Dafina janë njerëz të mirë, na ecën muhabeti, kjo tregon që unë jam rehat me veten time dhe nuk xhelozoj për ish të dashura të Ledrit”, u shpreh Sara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.