November 30, 2022

b030206b 6th February 2003 Press Point NATO Secretary General, Lord Robertson.

Shumë personalitete të rëndësishme botërore kishin shkruar për Hashim Thaçin.

Bob Dole për Thaçin kishte thënë se “Nga student i pasionuar në disident, deri në Komandant të UÇK-së, ai është një ushtri foshnje e pasofistikuar.

Derisa Lordi Robertson, Ish Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar ‎1997-1999 dhe ish Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s Thaçin në këtë libër e përshkruan si një student i pasionuar disident e deri te Komandanti i UÇK-së, Kryeministri dhe Presidenti i shtetit të tij.

“Rrugëtimi i Hashim Thaçit ka qenë i jashtëzakonshme, plot ngjarje, dhe nganjëherë kontrovers. Por, Kosova sot mbetet një temë aktuale dhe kjo histori e sinqertë e një lideri madhështor të një shteti të vogël përplot histori nuk pasqyron vetëm të kaluarën e jashtëzakonshme, por edhe të një të ardhme shpresëdhënëse.”

Edhe ish sekretarja e shtetit amerikan, Madeleine Albright ka folur për Thaçin në këtë libër.

“Kam thënë gjatë Konferencës së Rambujesë së Hashim Thaçi është një politikan i lindur. Angazhimi i tij gjatë dhe gjatë luftës ka forcuar mendimin tim se ai është një politikan i aftë. Kam besim në vizionin e tij – një vizion që i mungonte Kosovës.”

Për rëndësinë e Thaçit në proceset politike për Kosovën, në libër është cituar edhe ambasadori Wolfgang Ischinger.

“Hashim Thaçi shkroi një kapitull të rëndësishëm në historinë bashkëkohore të Evropës përmes dy ngjarjeve kryesore: duke i prirë Kosovës drejt shpalljes së pavarësisë së saj dhe, pesë vjet më pas, drejt marrëveshjes historike mes Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve midis dy fqinjëve”

Libri me autor britanik ka zgjuar debat ne Kosovë, derisa pas Londrës dhe Parisit pritet të promovohet edhe në kryeqendra tjera botërore.

Libri tash e disa muaj është vendosur në platformën më të madhe online Amazon dhe mund të blihet edhe nëpër librari të ndryshme në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *