
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurtit.
Madje, ai ka thënë se Kurti e ka recetën qysh me shkatërru këtë vend.
“Beso, nuk spjegohet ndryshe fakti që kryeministri i policëve që po i nderojmë në përvjetorin e rënies së tyre, e që i çon në veri, që i kanë gjithë ato probleme, e që i din sa janë rritur çmimet, e nuk ua rrit pagën.
Si me spjegu këtë gjendje? Le të ma thotë dikush që ku është argumenti se ky njeri nuk i jep atyre, paratë e tyre në bazë të ligjit. Si spjegohet argumenti që ky njeri po don me ia humbë dy kredi të buta Kosovës për rrugën në Pejë”, tha ndër të tjerash Haradinaj në Rubikon.