December 4, 2022

Analistja kosovare, Luljeta Aliu, ka ironizuar fort me qytetarët kosovarë, që po ankohen për çmimet e larta, në bregdetin shqiptar.

Përmes një statusi në Facebook, Aliu tha se ata që nuk kanë pare, le të rrijnë në shtëpi, e le të hanë pite, sepse, sipas asaj, kosovarët nuk dinë të hanë karkaleca.

“Kur nuk ke kushte për me pagu luks, rri trus në shpi! Janë tranu njerëzit për besë. Knej nuk ka pare në restoran me hangër në Prishtinë, knej lypë me shku në deti se duhet me postu foto e me kallxu që i ka punët mirë e ishalla e sheh kojshia e plasë që po knaqet (se e kemi deformim shpirtëror prej budallakisë që inatin e kemi motor të jetës).

E kur duhet me pagu, ankohet se shtrejtë. Trusni te shpija e hani pite! Nuk janë krejt për pesh e karkaleca! Tybe as me i hangër nuk dini, qy!” tha ndër tjera Aliu.

Statusi i plotë:

KETU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *