October 5, 2022

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Shqipe Hysenaj, nuk e përjashton mundësinë që të jetë pjesë e sezonit të dytë të “Big Brother Vip.”

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Megjithëse ajo u largua nga Për’puthen pak javë pasi u bë pjesë, ajo ka qenë gjithnjë aktive në rrjetet sociale por edhe në televizion. Kështu, një ndjekës e pyeti nëse kësaj here do ta shikojmë në një format si “Big Brother Vip.”

“A do të shikojmë në BBV këtë vit”- pyet ndjekësi, ndërsa Shqipja nuk e pohon dhe as nuk e mohon këtë gjë.

“Tani unë kurrë nuk them kurrë. Jam e prirur të bëj gjëra që njerëzit nuk i presin të bëjë askush. Besojnë se vetëm unë i bëj dhe për këtë nuk mund të jap një përgjigjie konkrente. Por dëshira për t’iu kënaqur si publik me prezencën time qëndron.”- shkruan ish-konkurrentja e Për’puthen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.