October 3, 2022

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po mburret me masën e ndërmarrë për çmimet e derivateve në Kosovë.

Kjo pasi sipas tyre, caktimi i tavanit për çmimin e derivateve ka dhënë efekte të menjëhershme dhe rezultate pozitive për qytetarët.

Siç thuhet në njoftimin e ministrisë, çmimi i naftës ka rënë për 26 cent për një muaj.

“Qeveria Kurti ka prioritet mbrojtjen e konsumatorit dhe mbështetjen e bizneseve vendore përmes rregullimit të tregut tonë. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me masat dhe veprimet e ndërmarra kundrejt rritjes së çmimeve në sektorin e naftës, ka dhënë efekte të menjëhershme dhe rezultate pozitive për qytetarët tanë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“Prandaj, masat në vijim për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, do të merren sipas evidencës së inspektimeve me gjetje nga Inspektorati i Tregut në nivel qendror dhe komunal në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe në komunikim e konsultim të afërt me Doganën e Kosovës, Autoritetin e Konkurrencës, Shoqatën e Naftëtarëve dhe bizne

Leave a Reply

Your email address will not be published.