October 5, 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se “është e rëndësishme që ai të largohet nga udhëheqja e Partisë Progresive Serbe” (SNS).

Vuçiq tha se pavarësisht dobësive të saj, SNS-i është “organizata më e mirë politike” në Serbi.

“Pas një kohe duhet ta kuptosh se nuk je i përjetshëm dhe t’u japësh hapësirë ​​të tjerëve”, tha Vuçiq të dielën.

Ai tha SNS-i, i udhëhequr prej tij, ka arritur të realizojë ndryshime kyçe në vend.

Lidhur me raportimet në media se ai është i pakënaqur me anëtarët e SNS-it, Vuçiq tha se “neveritet nga njerëzit që shkojnë dhe i përhapin këto thashetheme individuale tek gazetarët”.

“Këtë e bëjnë për t’u pëlqyer, që të mos suImohen, por të suImojnë dikë tjetër. Janë parti të tëra politike që merren vetëm me këtë”, tha Vuçiqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.