
Jeton Musliu, nipi i Besim Musliut ka rrëfyer për vrasjen e këtij të fundit që ndodhi mbrëmjne e djeshme pran shtëpisë së tyre.
Sipas tij motivi kishte qenë një fjalë që ia kishte thënë një 9 vjeçari që voziste shpejtë me veturë në rrugët e fshatit.
Musliu thotë se axha i tij i ka kërkuar vozitje më të ngadalshme të miturit për shkak të rrezikut që mund ta kenë banorët nga shpejtësia e madhe.
Kjo sipas tij, më pas nxiti disa familjarë të 9 vjeçarit që të vin dhe të qëllojnë me armë para derës së shtëpisë.