December 5, 2022

Kryeministri Albin Kurti sot ka vizituar ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, me ç’rast është takuar me bashkatdhetarët që po vijnë për pushime në vendin tonë.

Ai me këtë rast ka folur edhe për rolin e mërgatës kosovare në çlirimin e Kosovës.

“Në e-Kosova ne ofrojmë nxjerrjen online të certifikatave të gjendjes civile, të ekstraktit të lindjes, të martesës që po ashtu është një lehtësim për bashkatdhetarët tanë, të cilëve ne u kemi shumë borxh, për shkak se ata me kërkesën e tyre, aftësinë e tyre, historikun e tyre e kanë ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme edhe çlirimin e Kosovës, por edhe zhvillimin e demokratizimit të saj”, tha Kurti.

Ai tha më tej se sot me bashkatdhetarët bisedoi për shërbimet në aeroport, por gjithashtu edhe për shpresat e tyre për të ardhmen.

“Qeveria e Republikës së Kosovës së fundmi ka marrë një vendim që i inkurajon bashkatdhetarët tanë të angazhohen për gjashtë muaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në kuadër të programit të diplomacisë qytetare”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *