
Rudina Magjistari ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive” ku mes të tjerash ka folur dhe për marrëdhënien 10 vjeçare me bashkëshortin, Xhavit Bajrami.
Ajo ka treguar se e gjejnë gjithmonë mënyrën për t’u mirëkuptuar, se kombinojnë dhe plotësojnë njëri-tjetrin. Moderatorja nuk i ka kursyer as fjalët e ëmbla, teksa është shprehur se bashkëshorti është vërtetë një njeri i mrekullueshëm.
“Kemi gjetur një mënyrë se si koordinohemi edhe nuk dua të përsëris atë që flasin me superlativa për bashkëshortët, por ai i imi i meriton fjalët. Është vërtet i mrekullueshëm dhe kombinojmë dhe plotësojmë njëri-tjetrin.
Kombinojmë oraret, nëse vajza ime qëndron në shkollë, është orari kur ajo shkon në kurse unë jam në program. Kështu që i kemi të ndara ditët, herë unë herë ai. Në mbrëmje jemi në shtëpi, nuk jam njeri i natës dhe ftesa të kësaj natyre i refuzoj sepse dua të jem pranë familjes”, ka thënë Rudina.