October 4, 2022

Fifi është ndalur te marrëdhënia e saj me Adisin. Ajo është shprehur se më në fund ka gjetur dashurinë e vërtetë.

“Të dy këngët janë super të sinqerta. Kënga “Diell” them a kam faj që s’di të dua më pak, në kuptimin që a kam faj që i respektoj njerëzit dhe nuk e marr respektin mbrapsht. A kam faj që nuk ma “rras” askush për atë që e meritoj unë. Ndërsa tek kënga “Hana”, e tregoj historinë time të dashurisë, të vetmen që e kam përjetuar me të vërtetë.

Deri më tani kam menduar që kam dashur por nuk e kisha ditur se çfarë është dashuria e vërtetë, tani e kam kuptuar çfarë është dashuria. Tani nuk di çfarë të them më, kjo është dashuria, të mos dish çfarë të thuash. Kur s’ke fjalë për të atëherë është dashuri, ma ka bërë zemra bam”, ka thënë këngëtarja.

“Për herë të parë po e vlerësoj një njeri tjetër më shumë se veten, unë jam rritur ndryshe. Kam qenë femër me aftësitë e një mashkulli. Jam njeriu më i lumtur në botë që kam një njeri si Adisin në krah. Mundëm me u shfrenu me të, mund të jem edhe tepër e mirë, edhe grua, s’kam nevojë të jem burrë se e kam një burrë në krah jo çunak”, ka shtuar më tej Fifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.