October 3, 2022

Andresa Ambrosio është shtatzënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e dha vetë braziliania tek “E diela shqiptare”, ku u shfaq me një fustan të gjerë dhe barku i dukej i rrumbullakosur.

Gjatë Telebingos, një telefonuese e pyeti Andresën nëse është shtatzënë pasi kështu i dukej nga fustani dhe Andresa e konfirmoi. “Zonja ka të drejtë”, i tha ajo Arditit, i cili e përqafoi i lumtur për këtë lajm.

Andresa tregoi se kishte vendosur që ta ndante lajmin e ëmbël javën tjetër, por zonja ia zbuloi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.