June 4, 2023

Poeti dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Ali Geci, në 20 vjetorin e vdekjes së luftëtarit Bajram Mazrekaj ka postuar një dedikim prekës, shkruan Gazeta Demos.

Geci ka shkruar se Mazrekaj qëndroi i pa mposhtur përball armiqve. Ai e kujton atë si luftëtarë që ishte edhe atdhetarë, por, edhe stoik.

“Sot u bënë 20 vite pa bashkëveprimtarin dhe bashkëluftetarin e lirisë Bajram Mazrekaj, i cili tërë jetën qëndroj i pa mposhtur para armiqve. Gjithmonë ishte në ballë prej një atdhetari në luftë dhe demostratë pra ishte një shkëmb i veçantë që stoicizmin e tij se tundin fare stuhitë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Bajram Mazrekaj”, ka shkruar Geci në facebook.

Poezia që Geci ia kushtoi Mazrekajt titullohet “Kur marshon funerali i dhëmbjes”.

Poezia e plotë:

KUR MARSHON FUNERALI I DHEMBJES

Kur marshon funerali i dhembjes

Dikush e di se kur dikush e di

Përse vetëm dhembja i qan dilemat

E klithjet tua moti i lidhin plagët

Sa herë ke buzëqeshur

Gemzat e faqeve tua lidhin një rrap shekulli

Aty ku gjithnjë i vriste furtuna

Emblemë qëndrese mbi fole

Brez pas brezi atllarëve duke ua numëruar binxhinjtë

Me ty ose pa ty në festivalin e dhembjes

Duke numëruar klithjet dhe buzëqeshjet

Po përshëndetemi për herë të fundit

O Bajram Mazrekaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *