
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 18:30 në rrugën ‘Tahir Zemaj’ në qytetin e Pejës, ku një person ka humbur jetën tragjikisht.
Sinjali mëson se në një objekt ku po kryheshin punime ndërtimore është rrëzuar një vinç, ku mbetën të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Por njëri nga të lënduarit nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë në QKUK.