September 30, 2022

Bukuroshja nga Peja, Arta Nitaj, ka nisur pushimet e radhës në një vend mjaft të veçantë.

Ylli, e cila u bë e njohur nga seriali “O sa mirë”, si destinacion të këtij udhëtimi ka zgjedhur Barcelonën (Spanjë).

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Në mesin e fotografive që publikoi në Instagram, nuk munguan as ato ku shfaqet me bikini.

Arta komentohet në masë të madhe për jetën luksoze që bën, pasi një pjesë të madhe e kalon edhe në Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe).

E njëjta është kritikuar e paragjykuar mjaft shpesh për atë se çfarë bën, ndonëse ka qenë e përfolur edhe për disa skandale.

Sidoqoftë, Nitaj nuk ka reaguar ndonjëherë dhe se po vazhdon të argëtohet në masë të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.